Pse disa njerëz vonohen gjithmonë? Psikologët tregojnë çfarë ndodh në trurin tonë

Pse disa njerëz vonohen gjithmonë? Psikologët tregojnë çfarë ndodh në trurin tonë

Të vonohesh herë pas here është njerëzore. Por për disa njerëz, vonesa duket se është bërë mënyrë jetese. Sipas psikologëve, pas kësaj sjelljeje nuk fshihet domosdoshmërisht dembelizmi apo mungesa e respektit, por një problem i njohur si “verbëri ndaj kohës”. Psikologia Chivonna Childs nga Cleveland Clinic shpjegon se shumë njerëz nuk nisen në kohë sepse e mbivlerësojnë sasinë e kohës që kanë në dispozicion. “Shpesh mendojnë: ‘Po bëj edhe një gjë të vogël’, ‘po kontrolloj diçka shpejt’, dhe kështu koha ikën pa u ndjerë,” thotë ajo. “Kjo quhet verbëri ndaj kohës, kur besojmë se kemi më shumë kohë sesa realisht.” Sipas Childs, ky fenomen mund të lidhet edhe me probleme të shëndetit mendor si ankthi, depresioni apo ADHD, të cilat ndikojnë në aftësinë për të vlerësuar saktë kalimin...