Provë klinike me atropinë për ngadalësimin e miopisë, mjekja e QSUT-së: U bëjmë apel okulistëve të rretheve…

Provë klinike me atropinë për ngadalësimin e miopisë, mjekja e QSUT-së: U bëjmë apel okulistëve të rretheve…

Në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve pranë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po zhvillohet një provë klinike me pika atropine me përqendrim të ulët për të ngadalësuar progresin e miopisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale. Kjo provë klinike është një mundësi për të kontrolluar rritjen e numrit dhe për të parandaluar komplikacionet në të ardhmen. Ministria njofton se fëmijët 3–18 vjeç me miopi progresive mund të paraqiten deri më 31 mars 2026, për marrjen e medikamentit. Drejtoresha e QSUNT, Anxhela Paparizo vizitoi nga afër Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve ku zhvilloi edhe një takim me Dr. Eneda Balliun për këtë projekt. “Ky projekt nuk zhvillohet vetëm në qendrën tonë, por zhvillohet edhe në tre qendra...