Prindërit në panik, epidemiologu: S’ka shpërthim të fruthit në institucionet parashkollore!
Ditët e fundit kanë qarkulluar disa informacione në lidhje me shpërthimin e fruthit në institucionet parashkollore në Shqipëri. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe epidemiologu Artan Simaku, i cili, nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën thirrje prindërve që të mos shqetësohen, pasi sipas tij, nuk ka shpërthim aktiv të fruthit në institucionet parashkollore. “Epidemiologu Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se, bazuar në të dhënat e survejancës epidemiologjike, nuk ka asnjë shpërthim aktiv të fruthit në institucionet parashkollore në vend. Në vitin 2024, Shqipëria është certifikuar nga OBSH si një vend që e ka eliminuar fruthin. Rastet sporadike që mund të evidentohen menaxhohen sipas protokolleve të përcaktuara, me gjurmim të shpejtë të kontakteve,...
Burimi:
javanews.al