Plastika, ky armik!
Pasojat negative shëndetësore të lidhura me gazrat serrë, ndotësit e ajrit dhe kimikatet toksike që vijnë nga prodhimi dhe përdorimi i plastikës në mbarë botën mund të dyfishohen deri në vitin 2040, ka zbuluar një studim. Studimi, i botuar në revistën Lancet Planetary Health, identifikoi pasojat negative shëndetësore të lidhura me secilën fazë të ciklit jetësor të plastikës: nga nxjerrja e lëndëve djegëse fosile dhe prodhimi i materialeve deri te asgjësimi i tyre në mjedis. Pasojat përfshijnë sëmundje të frymëmarrjes, kancer, efekte shëndetësore të lidhura me ngrohjen globale dhe sëmundje të tjera serioze. Një ekip studiuesish të udhëhequr nga shkencëtarë nga LSHTM, Universiteti i Londrës dhe Universitetet e Tuluzës dhe Exeterit përdorën modelimin për të krahasuar disa skenarë të ndryshëm për prodhimin, konsumin dhe menaxhimin...
Burimi:
tesheshi.com