Piramida e re ushqimore përmbys rregullat/ Kalleshi: Rikthehen yndyrat, më shumë mish të kuq…
Një model i ri i piramidës ushqimore, i bërë viral ditët e fundit, po sfidon dekada të tëra këshillash dietike, duke përmbysur plotësisht hierarkinë tradicionale të ushqimeve. Ky model i ri vendos proteinat, veçanërisht mishin e kuq, në bazën e dietës, një lëvizje që ka shkaktuar debat të gjerë. E ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ me Dori Dakën në Syri Tv, ekspertja Anila Kalleshi, tregon se piramida ushqimore si koncept nuk është e re. Ajo shpjegon se modeli i parë daton që në vitin 1974 në Suedi, ndërsa versioni më i njohur është ai i propozuar nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) në vitin 1992. Kjo piramidë klasike, sipas Kalleshit, vendoste në bazë karbohidratet (drithërat, buka), frutat dhe perimet, të cilat duheshin konsumuar çdo ditë....
Burimi:
syri.net