Pesë shenja që grupi juaj i mamave është bërë toksik

Pesë shenja që grupi juaj i mamave është bërë toksik

Shumë nëna, kohët e fundit kanë folur hapur për përvojën e tyre të largimit nga grupi i miqësisë me nënat “toksike”, duke inkurajuar njëra-tjetrën të mbrojnë veten. Dr. Joy Conlon, një psikoterapiste e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, e cila thotë se kjo përvojë është jashtëzakonisht e zakonshme, veçanërisht në mesin e nënave që lindin për herë të parë. “Shumë nëna për herë të parë ndihen sikur janë në gjendje mbijetese dhe mjaft të cenueshme. Sistemi i tyre nervor aktivizohet, pasi nuk janë të sigurta se çfarë po bëjnë”, shpjegon Conlon. “Ato shpesh nuk punojnë më çdo ditë, kështu që nuk marrin vlerësim nga kolegët se po bëjnë një punë të mirë, kështu që ka këtë ndryshim identiteti. “Gjatë kësaj kohe lidhja ndihet thelbësore dhe...