Përdorimi afatgjatë i alkoolit rrit rrezikun e kancerit të zorrës së trashë
Një studim thotë se pirja e tepërt e alkoolit rrit rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Njerëzit që pinë rregullisht 14 ose më shumë pije alkoolike në javë kanë një rrezik më të lartë për kancer të zorrës së trashë dhe rektumit krahasuar me ata që pinë pak ose aspak alkool, raportuan studiuesit më 26 janar në revistën “Cancer” . Gjithashtu, studiuesit zbuluan se njerëzit që ndalojnë së piri alkool kanë më pak gjasa të zhvillojnë polipe parakanceroze në zorrën e trashë. “Studimi ynë është një nga të parët që eksploron se si pirja e alkoolit gjatë jetës lidhet si me adenomën kolorektale ashtu edhe me rrezikun e kancerit kolorektal. Ndërsa të dhënat mbi ish-pijësit ishin të pakta, ne u inkurajuam kur pamë se...
Burimi:
sot.com.al