Për aknet hormonale, provo këtë çaj

Për aknet hormonale, provo këtë çaj

Jo, nuk është çaj jeshil, as i zi, as hibiskus. Rezulton se ylli i vërtetë kur flasim për kura natyrale kundër akneve është një çaj që ndoshta nuk të ka shkuar mendja: çaji i mente-s “spearmint”. Sipas disa studimeve, pirja e çajit spearmint mund të ndihmojë në “pastrimin” e lëkurës nga brenda, duke nxitur një pamje më të njëtrajtshme dhe duke ulur papërsosmëritë, sidomos kur kombinohet me kujdes anti-akne dhe me udhëzim nga dermatologu, veçanërisht te ata që përballen me akne hormonale. Më e mira është se përfitimet e tij shkojnë përtej lëkurës: ndihmon hidratimin dhe ka një efekt të butë energjizues. Plus, ka atë shijen e freskët të mentës. Çfarë është spearmint? Spearmint e njeh ndoshta si shijen që gjendet në disa pasta dhëmbësh...