Pediatrët italianë paralajmërojnë për puthjet në buzë me fëmijët: Rreziqe infektive dhe psikologjike
Puthja e fëmijëve në gojë mund të duket një shprehje e pafajshme dashurie, por sipas mjekëve pediatër italianë, kjo sjellje mund të shkaktojë rreziqe infektive dhe psikologjike, përfshirë probleme identiteti te fëmijët. Teresa Rongai, presidente e Federatës Italiane të Mjekëve Pediatër në Romë, komentoi një video virale në rrjetet sociale ku shihej një nënë duke puthur në gojë fëmijën e saj, duke theksuar se puthjet duhet të përshtaten sipas moshës. 'Deri në moshën 2-3 vjeç, edhe një puthje e pafajshme në gojë nuk shkakton ndonjë problem tjetër përveç rrezikut infektiv. Për shembull, nëse nëna ka karies apo herpes', tha Rongai. Megjithatë, ajo paralajmëroi për pasoja psikologjike: Nëse ky zakon vazhdon deri kur fëmija rritet, mund të lindin probleme identiteti. Prindi duhet ta ndihmojë gradualisht fëmijën...
Burimi:
syri.net