Pasi bëri rrush e kumbulla 160 milionë euro dhe SPAK po e heton për korrupsion, qeveria shtetëzon sterilizimin,…
Qeveria shqiptare ka vendosur të shtetëzojë koncesionin e sterizilimit, dhjetë vjet pas nënshkrimit të kontratës që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 160 milionë euro dhe nw njw kohw kur ai po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një vendim të posaçëm për krijimin e shoqërisë aksionare “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit”. Sipas vendimit, kjo kompani aksionare me kapital 100% shtetëror do të ofrojë të njëjtat shërbime që ofronte kompania koncesionare SaniService kundrejt spitaleve universitare, rajonale dhe bashkiake. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i kalon pa pagesë shoqërisë aksionare asetet dhe të drejtat, që i kalojnë shtetit pas përfundimit të kontratës së koncesionit, në përputhje me parashikimet e saj dhe e të legjislacionit...
Burimi:
sot.com.al