OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët
Rreziku që virusi vdekjeprurës Nipah të përhapet përtej kufijve të Indisë është i ulët. Ka qenë kjo deklaratë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila shtoi se nuk rekomandohen kufizime udhëtimi ose tregtie. Hong Kongu, Malajzia, Singapori, Tailanda dhe Vietnami janë ndër vendet që këtë javë forcuan kontrollet në aeroporte për t’u mbrojtur nga përhapja e mundshme e virusit, pasi India konfirmoi dy infeksione. “OBSH-ja e konsideron të ulët rrezikun e përhapjes së mëtejshme të infeksioneve nga këto dy raste. Nuk ka ende prova që transmetimi nga njeriu te njeriu po rritet”, tha organizata duke shtuar se India ka kapacitetin për të përmbajtur shpërthime të tilla. Megjithatë OBSH nuk e përjashtoi ekspozimin e mëtejshëm ndaj virusit, i cili po qarkullon në popullatat e lakuriqëve të...
Burimi:
javanews.al