OBSH: Gripi që po përhapet në të gjithë Evropën
Një variant i ri i gripit sezonal po i vë sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë Evropën nën një presion të rëndë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sipas të dhënave të OBSH-së, të paktën 27 nga 38 vendet në rajonin evropian po regjistrojnë nivele të larta ose shumë të larta të aktivitetit të gripit. Në gjashtë vende, përfshirë Irlandën, Serbinë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se gjysma e pacientëve me simptoma të ngjashme me gripin kanë rezultuar pozitivë. OBSH thotë se sezoni i gripit të këtij viti filloi rreth katër javë më herët se vitet e kaluara dhe u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen, të qëndrojnë në shtëpi nëse janë të sëmurë dhe të mbajnë maskë në publik nëse kanë...
Burimi:
tesheshi.com