Obeziteti rrit ndjeshëm rrezikun nga infeksionet

Obeziteti rrit ndjeshëm rrezikun nga infeksionet

Personat obezë kanë rreth 70 për qind më shumë gjasa të shtrohen në spital ose të humbin jetën nga sëmundjet infektive, tregon një studim i madh shkencor. Sipas raportit, obeziteti lidhet tashmë me rreth një në gjashtë vdekje nga infeksionet në Mbretërinë e Bashkuar. Autorët paralajmërojnë se, me rritjen e obezitetit te fëmijët dhe adoleshentët, pa ndryshime të forta në politikat shëndetësore, barra e sëmundjeve kronike – si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri – do të vazhdojë të rritet. “Gjetjet tona tregojnë se njerëzit që jetojnë me obezitet kanë rrezik dukshëm më të lartë për t’u sëmurur rëndë ose për të vdekur nga një gamë e gjerë infeksionesh,” shprehet autorja e studimit, Dr. Solja Nyberg. “Meqë normat e obezitetit pritet të rriten globalisht, do...