Njihuni me MASLD: sëmundja që sulmon mëlçinë në heshtje dhe rrit rrezikun për diabet dhe zemër
Mëlçia, organi më punëtor i trupit, shpesh nënvlerësohet, pasi dhimbjet e saj shfaqen rrallë në fazat e hershme të sëmundjeve. Megjithatë, për shkak të rolit jetik që ka në filtrimin e gjakut, metabolizmin e yndyrave dhe neutralizimin e toksinave, mëlçia meriton vëmendje të veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për mëlçinë e dhjamosur, tani e njohur me emrin MASLD (sëmundja e mëlçisë steatozike e shoqëruar me disfunksion metabolik). MASLD karakterizohet nga grumbullimi i tepërt i yndyrës në qelizat hepatike dhe është i lidhur ngushtë me faktorë rreziku kardiometabolik si mbipesha, diabeti, hipertensioni dhe nivelet e larta të kolesterolit. Rreth 30-40% e popullsisë së rritur globalisht vuajnë nga kjo sëmundje, dhe shumica e tyre janë mbipeshë ose kanë dislipidemi. Problemi kryesor është se MASLD shpesh zhvillohet pa...
Burimi:
syri.net