Një ushqim që duhet ta anashkaloni për mëngjes
Mëngjesi siguron energji për fillimin e ditës dhe i siguron trupit "karburant" të mjaftueshëm deri në vaktin tjetër. Kjo është arsyeja pse zgjedhja e ushqimeve që hamë në mëngjes është shumë e rëndësishme. Nutricionistët theksojnë se ka ushqime që duhen përfshirë në mëngjes , por edhe ato që duhen shmangur.“Qëllimi i një mëngjesi të ekuilibruar është të krijojë një vakt që stabilizon sheqerin në gjak, mbështet metabolizmin dhe na mban të ngopur gjatë gjithë mëngjesit”, shpjegon për Parade Laura Isaacson, drejtoreshë e lartë e dietologjisë klinike në Vida Health. Ajo shton se një mëngjes i tillë duhet të përmbajë proteina, fibra dhe yndyrna të shëndetshme. Proteina, si ajo që gjendet në vezë ose kos grek, ngadalëson tretjen, parandalon rritjen e sheqerit në gjak, zvogëlon urinë dhe ndihmon në ruajtjen...
Burimi:
syri.net