Një në tri gra përballen me këtë problem shëndetësor – shpesh pa e kuptuar
A e dini se rreth një në tre deri në katër gra në popullatën e përgjithshme, në një moment të jetës së tyre, do të përballen me ndonjë formë të disfunksionit të muskujve të dyshemesë së legenit? Tek gratë që ushtrojnë rregullisht aktivitet fizik me intensitet të lartë, ky përqindje rritet deri në 63% Dyshemeja e legenit te gratë është një strukturë e jashtëzakonshme, por shpesh e neglizhuar: një “rrjet” kompleks muskujsh dhe ligamentesh që shtrihet nga pjesa e përparme e legenit deri te kocka e bishtit. Këta muskuj mbështesin fshikëzën urinare, zorrët dhe mitrën, rrethojnë hapjet e uretrës, vagjinës dhe anusit dhe punojnë në sinkron me diafragmën, muskujt e barkut dhe të shpinës për të ruajtur qëndrimin e duhur të trupit, kontinencën dhe stabilitetin...
Burimi:
syri.net