Një gotë qumësht pas ushtrimeve forcon kockat

Një gotë qumësht pas ushtrimeve forcon kockat

Pirja e qumështit pas ushtrimeve fizike mund të ndihmojë në mbrojtjen e të moshuarve nga frakturat e rrezikshme për jetën, sugjeron një studim i ri shkencor. Me plakjen e popullsisë globale, ruajtja e masës muskulore dhe dendësisë së kockave është kthyer në një sfidë madhore shëndetësore. Në Mbretërinë e Bashkuar, mbi tre milionë njerëz jetojnë me osteoporozë, ndërsa rreziku është edhe më i gjerë: deri në 40% e personave mbi 50 vjeç mendohet se kanë osteopeni, faza më e hershme e hollimit të kockave. Ushtrimet e rregullta, veçanërisht ato të rezistencës (forcës), janë konsideruar prej kohësh si një nga mënyrat më efektive për të luftuar sëmundjet muskuloskeletore. Tani, shkencëtarë kinezë sugjerojnë se kombinimi i ushtrimeve të forcës me një gotë qumësht pas stërvitjes mund të...