Një ekspert i vrapimit shpjegon si të zgjidhni atletet e duhura për këmbët tuaja
Zgjedhja e një pale atlete për vrapim mund të duket si një mision i pamundur. Pavarësisht nëse dikush po përgatitet për programin “nga divani në 5 km” apo synon një maratonë të plotë, shpesh pengesa e parë është pikërisht përzgjedhja e këpucëve të duhura. Si për fillestarët, ashtu edhe për vrapuesit me përvojë, tregu i atleteve është kthyer në një fushë të minuar: dhjetëra marka, teknologji “unike”, materiale të reja, terma teknikë si heel drop, stability, overpronation, si dhe dilema mes shollëve të trasha apo atleteve minimaliste. Gjetja e këpucës së duhur duket pothuajse si shkencë më vete. Sipas fizioterapistit londinez dhe vrapuesit të apasionuar Ben Lombard, ekzistojnë mënyra të qarta për të kuptuar se çfarë atlete ju duhen, pa provuar gjysmën e dyqanit dhe...
Burimi:
syri.net