Nitratet nga uji rrisin rrezikun për demencë, perimet e ulin
Një studim i ri nga Universiteti Edith Cowan (ECU) dhe Instituti Danez i Kërkimit të Kancerit (DCRI) ka hetuar lidhjen mes marrjes së nitrateve dhe nitriteve nga burime të ndryshme dhe rrezikut për demencë. Demenca është një sëmundje e ndërlikuar që ndikohet si nga gjenetika ashtu edhe nga stili i jetesës. Sipas dr. Nicola Bondonno-s, studiuese post-doktorale në Institutin për Inovacion në Ushqyerje dhe Shëndet (NHIRI) në ECU dhe në DCRI, edhe faktorët ushqimorë mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Studimi, i cili analizoi lidhjen mes burimeve të ndryshme të nitrateve dhe nitriteve dhe demencës së shfaqur më vonë ose herët, ndoqi mbi 54,000 të rritur danezë për deri në 27 vjet. Rezultatet treguan se burimi i nitrateve në dietë është shumë i rëndësishëm....
Burimi:
syri.net