Nesër nis Ramazani, ushqimet që rekomandohen të konsumohen dhe ato me të cilat duhet të tregoni kujdes

Nesër nis Ramazani, ushqimet që rekomandohen të konsumohen dhe ato me të cilat duhet të tregoni kujdes

Le të ngrihemi medoemos në syfyr sepse koha e agjërimit është e gjatë. Nëse në syfyr do të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate, do të kaloni ditën më energjikë. Mund të konsumoni bukë me djathë, ullinj, vezë dhe qumësht ose pilaf me kos. Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju mban të ngopur. Mundohuni të qëndroni larg gjërave të skuqura dhe produkteve me yndyrë. Në iftar ta hapni me ujë dhe më pas me një supë të ftohtë ose të ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni, bëni një pushim prej 20 minutash pas supës dhe më pas vazhdoni me gjellën me zarzavate apo me mish. Gjellën mund ta shoqërojmë me shumë pak pilaf ose makarona sipas dëshirës....