“Nëse kjo situatë vazhdon…”/ Mjekja: Medikamentet pa recetë nuk e zgjidhin problemin e pagjumësisë
E ftuar Dr. Jonida Haxhiu, doktore shkencash në psikologji dhe pedagoge e fushës, e cila foli mbi rëndësinë e gjumit dhe pasojat që sjell mungesa e tij. Sipas Dr. Haxhiut, gjumi është “një nevojë fiziologjike e organizmit, i cili rekuperon trupin nga aktiviteti ditor dhe mundëson funksionimin normal të proceseve jetësore si metabolizmi dhe sistemi imunitar”. Ajo theksoi rëndësinë e një gjumi cilësor për shëndetin mendor, duke shtuar se një natë pa gjumë mund të reflektohet menjëherë në lodhje, mungesë energjie dhe vështirësi për t’u përqëndruar. Haxhiu nënvizoi se pasojat bëhen edhe më të dukshme kur gjumi jo cilësor vazhdon për periudha të gjata: “Nëse kjo situatë vazhdon, është e nevojshme të konsultohemi me një specialist për të kuptuar shkakun e problemit dhe për ta...
Burimi:
sot.com.al