Ndryshon piramida ushqimore/ Në qendër të vëmendjes, shmangia e ushqimeve të procesuara dhe yndyrnat
SHQIPËRI– Stili i jetesës është shkak, sipas studimeve, për shtimin e obezitetit dhe shumë sëmundjeve kronike si ato kardiovaskulare, metabolike, neurodegjenerative, diabeti e të tjera. Kjo ka bërë që Shtetet e Bashkuara, pas më shumë se tre dekadash, të ndryshojnë piramidën ushqimore. Ajo përdoret zakonisht në qendra komunitare, ku regjimi ushqimor menaxhohet nga institucionet, por është gjithashtu një sugjerim për të gjithë për një ushqyerje të shëndetshme. “Deri para ca kohësh flitej për kosin pa yndyrë, për produkte pa sheqer. Unë do të thosha që të gjitha proceset nëpër të cilat kalon një ushqim, ku duhet t’i hiqet një substancë, procesimi dhe substancat që i shtohen, kthehen shumë herë më të dëmshme për organizmin se niveli i yndyrës tek qumështi apo tek kosi. Kështu që...
Burimi:
sot.com.al