“Ndotja e ajrit rrit vdekshmërinë”, mjekët: Janë shtuar tumoret, alergjitë por edhe stresi!
Ekspertët e shëndetit ngrenë alarmin se ndotja në mjedis, e veçanërisht në Tiranë, ka shtuar ndjeshëm problemet shëndetësore që nga alergjitë, stresi, por edhe tumoret. “Janë rritur ndjeshëm sëmundjet pulmonare, janë rritur ndjeshëm alergjitë e qytetarëve, kryesisht të të vegjëlve, por edhe çdo moshe padiskutim. Kemi një rritje të ndjeshme të tumoreve në qytetin e Tiranës. Sigurisht jo e parëndësishme është edhe rritja e stresit e shkaktuar nga një kaos total, edhe si pasojë e ndotjes ambjentale apo ndotjes akustike. Ajo prek kryesisht të vegjëlit, të moshuarit, por ndikon në cilësinë e jetës të secilit prej nesh”, theksoi Qamil Dika, eksperti i Shëndetit Publik. Referuar raporteve ndërkombëtare nga Agjencia Europiane e Mjedisit, edhe vdekshmëria në vendin tonë ka pësuar rritje për shkak të ndotjes. “Ka...
Burimi:
javanews.al