Ndotja akustike e trafikut mund të dëmtojë zemrën
Ndotja akustike nga trafiku po shfaqet si një kërcënim gjithnjë e më akut për shëndetin, dhe hulumtimet e reja tregojnë se edhe zhurma e moderuar e trafikut rrugor mund të ndikojë në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut vetëm pas një nate. Për një studim të botuar në revistën Cardiovaskular Research në fund të shkurtit, studiuesit në Gjermani simuluan situata të ndryshme në dhomat e gjumit të 74 pjesëmarrësve të moshës 18 deri në 60 vjeç. Kishte netë pa zhurmë shtesë dhe netë në të cilat zhurma e trafikut rrugor luhej përmes altoparlantëve 30 ose 60 herë për 1 minutë e 15 sekonda secila. Niveli i zhurmës ishte 41 deri në 44 decibel, ekuivalent me një bisedë të qetë. Pjesëmarrësit nuk e dinin...
Burimi:
syri.net