Ndërprerja e energjisë, reagon QSUT: U aktivizuan gjeneratorët, jeta e pacientëve e pacenuar

Ndërprerja e energjisë, reagon QSUT: U aktivizuan gjeneratorët, jeta e pacientëve e pacenuar

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka reaguar mbrëmjen e djeshme lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike që preku një nga godinat kryesore të kompleksit spitalor. Sipas njoftimit zyrtar, shkak është bërë një defekt në linjën e furnizimit me tension të lartë që furnizon Godinën A2. Institucioni ka garantuar qytetarët dhe familjarët e pacientëve se pavarësisht shkëputjes së energjisë nga rrjeti, jeta e pacientëve nuk është rrezikuar në asnjë moment. “Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit,” thuhet në deklaratën e QSUT. Sipas njoftimit, menjëherë pas incidentit, ekipet mjekësore, teknike dhe ato drejtuese janë vendosur në gjendje gatishmërie të plotë, duke zbatuar protokollet e sigurisë për situata të tilla emergjente....