Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është ‘arma’ që ul kolesterolin dhe pastron enët e gjakut

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është ‘arma’ që ul kolesterolin dhe pastron enët e gjakut

Lëkura e mollës shpesh hidhet pa u menduar dy herë, pasi shumë njerëz besojnë se ajo përmban kimikate ose ndikon në shijen e frutit. Por ekspertët paralajmërojnë se heqja e saj është një gabim, pasi pikërisht kjo pjesë përmban vlera të rëndësishme ushqyese që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e organizmit. Sidomos gjatë muajve të dimrit, kur ushqimi është më i rëndë dhe analizat shpesh tregojnë rritje të yndyrnave në gjak, konsumimi i mollës me lëkurë mund të jetë një ndihmë e thjeshtë dhe natyrale. Pse është e rëndësishme lëkura e mollës? Lëkura e mollës është e pasur me pektinë, një fibër e tretshme që ndihmon në lidhjen e yndyrnave në zorrë dhe largimin e tyre nga organizmi. Kjo ndikon në uljen e kolesterolit të keq...