Mos e hidhni lëkurën e portokallit, ja çfarë problemesh shëndetësore trajtoni me to

Mos e hidhni lëkurën e portokallit, ja çfarë problemesh shëndetësore trajtoni me to

Lëkura e frutave është një thesar i vërtetë kur vjen puna për vlerat ushqyese dhe vitaminat që mund të përfitohen prej saj. Një frut tepër i rëndësishëm për shëndetin është dhe portokalli dhe sidomos lëkura e tij. I pasur me vitaminë C, portokalli sjell përfitime të mrekullueshme në shëndetin tuaj. Nxit humbjen në peshë: Lëkura e portokallit ka shije të hidhur, dhe kjo është arsyeja kryesore pse shumica e njerëzve nuk e konsumojnë. Është burim fibrash dhe përmban pak kalori. Studimet tregojnë se lëkura e portokallit mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit, si dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të indit yndyror. Përmirëson punën e sistemit tretës: Lëkura e portokallit është burim për pektinë dhe taninë. Këta përbërës marrin pjesë në...