“Mos abuzoni me alkoolin, sjell pasoja në shëndet”/ Nutricionistët, apel: Kujdes me ushqimin gjatë festave

“Mos abuzoni me alkoolin, sjell pasoja në shëndet”/ Nutricionistët, apel: Kujdes me ushqimin gjatë festave

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga nata e ndërrimit të viteve dhe thuajse të gjitha familjet janë bërë gati për të festuar, kanë filluar te shfaqen problemet e para shëndetësore. Ekspertët e shëndetit shpjegojnë se në këto ditë festash njerëzit janë më të prirur të abuzojnë si me ushqimin, por edhe me pijet alkoolike, pa kuptuar pasojat serioze për shëndetin. Darka festive konsiston në një menu të pasur me ushqime nga tradicionalet deri tek ato që konsiderohen fatsjellëse dhe tek të gjithë është dëshira për ti ngrëne të gjitha. Megjithatë nuk duhet të mungojë kujdesi sidomos nga personat me sëmundje kronike. Veç kujdesit me konsumin e ushqimeve bluzat e bardha theksojnë kujdesin që duhet treguar me përdorimin e objekteve piroteknike si kapsollat apo fishekzjarrët,...