Ministrja Sala prezanton hapa të rinj për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla në Shqipëri
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, bëri të ditur gjatë një konference së fundit se një nga prioritetet kryesore të saj që nga marrja e detyrës pesë muaj më parë ka qenë përmirësimi i diagnostikës, me fokus të veçantë në sëmundjet e rralla. “Pesë muaj më parë, kur mora detyrën si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, vendosa që një nga prioritetet kryesore të punës sime të jetë përmirësimi i diagnostikës. Kjo merr një vlerë të veçantë sidomos në fushën e sëmundjeve të rralla”, tha Sala. Ministrja vuri në dukje disa hapa të rëndësishëm që janë realizuar në vite: Regjistri i Sëmundjeve të Rralla, i ngritur në vitin 2022, po konsolidohet si bazë për një regjistër kombëtar funksional; krijimi i Laboratorit tw Citogjenetikës...
Burimi:
javanews.al