Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

Brenda vitit 2026, Spitali Onkologjik në QSUT do të pajiset me brakiterapi. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale Evis Sala, mbrëmjen e kësaj të mërkure, gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion“. Po ashtu ministrja foli edhe për vështirësitë në pajisjen me PET scan (pajisje e avancuar mjekësore, që shërben për të zbuluar kancerin, sëmundjet kardiake ose neurologjike që në faza të hershme) dhe planet për ta sjellë për herë të parë në Shqipëri. Pjesë nga biseda në studio: Blendi Fevziu: Mua një kolegu im më ka sjellë sot disa pyetje. S’janë të miat, pra i ka bërë ai. Se unë nuk i kisha hyrë kaq thellë dhe më thotë që Onkologjiku ka 12...