Meningjiti del jashtë kontrollit: ç’po ndodh në Britani?

Meningjiti del jashtë kontrollit: ç’po ndodh në Britani?

Një situatë e pazakontë dhe e frikshme po zhvillohet në juglindje të Anglisë, ku ajo që nisi si një javë normale universitare në Kent është shndërruar në një alarm urgjent të shëndetit publik që po menaxhohet në nivel kombëtar. Pyetja që po mundon ekspertët është se pse ky shpërthim po përhapet me një shpejtësi kaq të pashembullt, ndërsa bilanci flet për dy jetë të humbura, një studente 21-vjeçare dhe një nxënëse gjimnazi, me numrin e rasteve të konfirmuara dhe të dyshuara që ka shkuar tashmë në 20. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore (UKHSA) e ka cilësuar situatën të pazakontë, si diçka që nuk ishte parë prej vitesh. Ajo i ka gjurmuar hapat e parë të infeksionit drejt një klubi nate në Canterbury të quajtur “Club Chemistry”....