Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia është një nga organet më punëtore të trupit të njeriut: ajo filtron gjakun, metabolizon lëndët ushqyese, neutralizon toksinat dhe rregullon metabolizmin e yndyrave dhe sheqernave. Megjithatë, kur dëmtohet, rrallëherë jep dhimbje, të paktën në fazat e para, ndaj shpesh neglizhohet. Pikërisht për shkak të rolit të saj jetik, mëlçia meriton më shumë vëmendje, veçanërisht kur bëhet fjalë për të ashtuquajturën mëlçi e dhjamosur, sëmundja më e përhapur e mëlçisë në botë. Për një kohë të gjatë është konsideruar një problem i lehtë, por sot dihet se te një pjesë e konsiderueshme e pacientëve ajo mund të përparojë drejt formave shumë më të rënda. Sot kjo patologji njihet me një emër të ri: sëmundja e mëlçisë steatozike e shoqëruar me disfunksion metabolik (MASLD), një term...