Mbi 18 mijë të prekur në javë/ Gripi në kulmin e tij, shënohet piku i infektimeve, ISHP raporton shifrat e larta
Gripi është në kulmin e qarkullimit dhe në pikun e infektimeve. Ditët e fundit të janarit kanë rritur ndjeshëm sëmundshmërinë në popullatë, si edhe format e rënda të shkaktuara nga nëntipi AH3N2 dhe AH1N1. Instituti i Shëndetit Publik raporton 18.500 raste të prekura vetëm javën e fundit, por shifrat reale janë shumë më të larta, pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore dhe mjekut të familjes. “Jemi në pikun e qarkullimit të gripit dhe të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme. Mbizotëron qarkullimi i nëntipit AH3, i ndjekur nga nëntipi AH1, dhe duhet thënë se e njëjta situatë është edhe në të gjithë kontinentin europian”, thotë për A2 CNN Artan Simaku, specialist në Institutin e Shëndetit Publik. Referuar shifrave zyrtare të ISHP, ende...
Burimi:
sot.com.al