Leukoplasti inteligjent zbulon alergjitë para se të shfaqen simptomat

Leukoplasti inteligjent zbulon alergjitë para se të shfaqen simptomat

Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para se të fillojë reaksioni alergjik. Leukoplasti, i quajtur AllergE, është zhvilluar nga studiues në Universitetin KAUST dhe përdor mikrogjilpëra shumë të vogla për të zbuluar imunoglobulinën E (IgE), antitrupin që shkakton reaksionet alergjike, direkt nga lëngu nën lëkurë. Alergjitë ndaj ushqimeve si vezët, arrat, qumështi dhe frutat e detit janë në rritje. Testet tradicionale, si shpimi i lëkurës apo analizat e gjakut, janë të dhimbshme, kërkojnë kohë dhe mund të shkaktojnë reagime të lehta. Ndërsa ky leukoplastështë pa dhimbje dhe i shpejtë, falë një grupi mikrogjilpërash më pak se një milimetër të gjata dhe shumë të holla. Brenda çdo mikrogjilpëre ka fije ADN-je të quajtura aptamerë, që veprojnë si sensorë. Kur...