Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Lëngu i selinos, një mit apo mrekulli për shendetin?
Ka shumë trende detox që qarkullojnë dhe bëhen virale shpejt në rrjete sociale. Nga detoksi për “larje të brendshme” me fara chia e deri te detoksi me lëng aloe, një tjetër lloj pijeje që populli i rrjeteve sociale është tashmë kryefjalë. Nëse keni qenë në TikTok gjatë muajve të fundit, ka mundësi që të keni hasur në video që reklamojnë lëngun e selinos si ilaçin për të gjitha sëmundjet. Aknet? Zhduken. Tretje e ngadalshme? E zgjidhshme. Disa kile të tepërta? Thuajuni lamtumirë për gjithmonë. Por çfarë qëndron pas kësaj tendence që ka pushtuar rrjetet sociale? Nga vjen mania e lëngut të selinos Një gotë lëng selinoje çdo mëngjes në stomakun e zbrazët ju mban larg nga mjeku, ose pothuajse. Falë këtij lëngu jeshil, ndonjëherë të...