Kur lodhja vjen pa arsye: Pse ndiheni të lodhur, edhe kur pushoni?
Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke fjetur mjaftueshëm dhe nuk ke pasur asnjë aktivitet të rëndë. E megjithatë, ndihesh pa energji dhe pyetja vjen vetvetiu: nga po vjen kjo lodhje? Në shumicën e rasteve, lodhja që ndiejmë nuk është fizike, por mendore. Jemi në një kohë kur truri nuk ndalon kurrë, i mbushur me mesazhe, njoftime, krahasime dhe pritshmëri, edhe kur trupi është në pushim. Lodhja mendore është shpesh më e theksuar se ajo fizike. Jetojmë në një shoqëri që na kërkon të jemi gjithmonë më shumë: më të suksesshëm, më të fortë, më produktivë. Ky presion ndikon dhe na lë pa energji, duke e bërë edhe pushimin një moment të mbushur me faj. Edhe kur nuk bëjmë asgjë, mendja vazhdon të...
Burimi:
syri.net