KUJDES/ Përdorimi i cigareve elektronike, ja çfarë u ndodh mushkërive tuaja kur thithni tymin nga të tjerët

KUJDES/ Përdorimi i cigareve elektronike, ja çfarë u ndodh mushkërive tuaja kur thithni tymin nga të tjerët

Thithja e avujve ose tymit nga cigaret elektronike të të tjerëve që qëndrojnë në ajër mund të dëmtojë seriozisht mushkëritë, paralajmërojnë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë, Riverside. Në hulumtimin e fundit, ata zbuluan se ky tym, ndërsa qëndron pezull në ajër, përmban grimca jashtëzakonisht të vogla që mbartin metale dhe substanca të tjera kimikisht aktive. Ky kombinim i rrezikshëm inkurajon krijimin e molekulave që shkatërrojnë drejtpërdrejt qelizat e trupit. Një koktej kimikatesh që bllokojnë frymëmarrjen Hulumtimi tregon se përzierja e grimcave të imëta metalike dhe kimikateve reaktive në ajër pas përdorimit të cigareve elektronike përbën një rrezik të veçantë për sistemin e frymëmarrjes. Dihet që tymi i cigareve elektronike përmbanë komponime të ndryshme kimike, por në ambiente të mbyllura ato reagojnë me ozonin e ajrit...