No Image Available

Këto janë ushqimet më të mira dhe më të këqija nëse vuan nga migrena

Migrena është një nga ato shqetësime që të kap papritur dhe ta prish gjithë ditën. Është shumë e përhapur dhe, për disa njerëz, jashtëzakonisht e dhimbshme. Shkaktarët janë të shumtë: hormonet, stresi, mungesa e gjumit, por edhe ushqyerja luan një rol më të madh sesa mendojmë. Shkaku i saktë i migrenës ende nuk dihet. Disa ekspertë e lidhin me ndryshimet hormonale, veçanërisht me rënien e estrogjenit gjatë ciklit menstrual. Megjithatë, dy faktorë që njihen gjerësisht si nxitës të migrenës janë stresi dhe një dietë e pabalancuar. Edhe pse disa shkaktarë janë individualë, ekzistojnë ushqime që përgjithësisht konsiderohen të sigurta për personat që vuajnë nga migrena, si edhe ushqime që shpesh rezultojnë problematike. Nëse nuk je i/e sigurt çfarë të konsumosh dhe çfarë të shmangësh kur...