Keni të vjella pas pilulave kontraceptive? Ja çfarë duhet të dini
Pilula kontraceptive orale është një nga mënyrat më të përdorura dhe të besueshme për parandalimin e shtatzënisë, me një efektivitet prej rreth 98–99 % kur merret rregullisht dhe në të njëjtën orë çdo ditë. Megjithatë, një efekt anësor i zakonshëm, sidomos kur fillohet përdorimi i saj, mund të jetë nausea (marramendja) dhe vjellja e cila ndodh tek disa gra dhe ka tendencë të zhduket me kalimin e kohës. Një problem i veçantë mund të lindë nëse e vjella vjen brenda 3–4 orëve pas marrjes së pilulës, sepse në këtë kohë hormonet nga pilula mund të mos jenë absorbuar plotësisht nga trupi. Kur kjo ndodh, efekti i mbrojtjes nga shtatzënia mund të ulet. Në këtë rast rekomandohet të marrësh menjëherë një pilulë tjetër dhe të vazhdosh...
Burimi:
syri.net