Kardiologia Hasani: Dimri nxjerr në pah problemet e fshehura kardiake, mos e provokoni trupin me të ftohtë ekstrem
Ulja drastike e temperaturave gjatë sezonit të dimrit nuk sjell vetëm ftohtë, por edhe një rrezik të shtuar për shëndetin kardiak. Sipas mjekes kardiologe Ëngjëllushe Hasani, temperaturat e ulëta veprojnë si një faktor nxitës dhe shpërthyes për sëmundjet e zemrës, duke rritur ndjeshëm shifrat e tensionit arterial. Në një intervistë në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV, mjekja theksoi rëndësinë e rikonfigurimit të mjekimit gjatë këtij sezoni, veçanërisht për pacientët që vuajnë nga hipertensioni apo sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti. Këshillohet që këta pacientë të kryejnë një vlerësim të ri të presionit të gjakut dhe analizave për të përshtatur dozat e medikamenteve. Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar ishte përdorimi i Aspirinës. Ndryshe nga perceptimi se ajo duhet përdorur nga kushdo mbi një moshë të...
Burimi:
syri.net