Kafe apo çaj, ja sa duhet të pini në ditë që të mos rrezikoni demencë
Një studim i publikuar në revistën JAMA tregon se personat që konsumojnë kafeinë kanë një rrezik më të ulët për zhvillimin e demencës, krahasuar me ata që pinë pak ose aspak kafe apo çaj. Sipas studimit, pjesëmarrësit me konsumin më të lartë të kafeinës kishin rreth 18 për qind më pak gjasa të preken nga demenca. Ata raportuan gjithashtu më pak probleme me kujtesën dhe funksionet mendore, bazuar në vetëvlerësimin e tyre. Efekti pozitiv u vu re te personat që pinin kafe dhe çaj me kafeinë, ndërsa pijet pa kafeinë nuk treguan përfitime të ngjashme. Rezultatet ishin më të dukshme te ata që konsumonin dy deri në tre filxhanë kafe në ditë ose një deri në dy filxhanë çaji. Sipas studiuesve, përbërës si kafeina dhe polifenolët mund të ndihmojnë...
Burimi:
syri.net