Ja çfarë i bën trurit tënd nëse flet më shumë se një gjuhë

Ja çfarë i bën trurit tënd nëse flet më shumë se një gjuhë

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që flasin më shumë se një gjuhë kanë më shumë gjasa të mbeten mprehtë mendërisht, edhe kur të arrijnë moshën e tretë. Hulumtimi sugjeron se shumëgjuhësia nuk është vetëm një aftësi praktike, por edhe një formë natyrale “trajnimi” për trurin. Sipas studiuesve Xinyu Liu dhe Christos Pilatsikas, të qenit shumëgjuhësh aktivizon trurin çdo herë që flisni. “Sa herë që përdorni një gjuhë tjetër, truri juaj duhet të zgjedhë fjalët dhe strukturat e duhura për bisedën e caktuar. Kjo proceson informacionin në mënyrë aktive dhe mban mendjen të stërvitur,” shpjegojnë ata. Rezultatet tregojnë se njerëzit që përdorin më shumë se një gjuhë përditë kanë më pak gjasa të përjetojnë rënie mendore të shpejtë në moshë të avancuar. Ky...