Infeksionet e fshikëzës mund të ndalen me një vaksinë, çfarë po flitet në Europë
Infeksionet e fshikëzës (cistitë) janë një problem që prek miliona gra në mbarë botën dhe një ndër shqetësimet shëndetësore më të bezdisshme, të dhimbshme dhe shpesh të përsëritura. Në Europë, tema ka hyrë fuqishëm në debatin publik: mediat e huaja raportojnë mbi një vaksinë të re eksperimentale që synon të parandalojë infeksionet e shpeshta të traktit urinar, duke ulur përdorimin e antibiotikëve dhe komplikimet që ato sjellin. Ky zhvillim po ngjall interes të madh, duke pasur parasysh se rreth një në tre gra përjeton cystite të paktën një herë në jetë dhe një grup i madh përballet me rikthime të shpeshta. Mjekët në Gjermani po e konsiderojnë vaksinimin si një mundësi të ardhshme, ndonëse theksohet se provate klinike dhe rezultatet afatgjata mbeten të paqarta. Aktualisht,...
Burimi:
syri.net