I kemi akuzuar kot se shtiren! Disa njerëz dehen vërtet me një gllënjkë alkool dhe ja pse

I kemi akuzuar kot se shtiren! Disa njerëz dehen vërtet me një gllënjkë alkool dhe ja pse

Të gjithë jemi gjendur të paktën një herë pranë një personi që duket sikur dehet me gllënjkën më të vogël të alkoolit, duke na bërë të mendojmë: “Ah, po shtiret.” E po, rezulton që nuk është gjithmonë shtirje. Disa njerëz dehen vërtet me një gllënjkë alkool, ose edhe më keq, pa pirë alkool fare! Ky fenomen i rrallë quhet Auto-Brewery Syndrome, e përshtatur, Sindroma e Vetë Distilimit, si fabrikat e distilimit të alkoolit. Në këtë gjendje, trupi i personit prodhon alkool nga ushqimi që ha, duke i bërë të ndihen të dehur pa marrë asnjë pije alkoolike. Një studim i publikuar në Nature Microbiology (revistë shkencore e rishikuar nga ekspertë të fushës, që publikon hulumtime origjinale dhe të verifikuara) ka zbuluar mikrobet dhe rrugët biologjike...