I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës, mos i neglizhoni këto shenja
Bëni kujdes nga temperaturat e ulëta apo gjatë udhëtimeve në vendet me dëborë. I ftohti ndikon në rritjen e infarkteve dhe problemeve të tjera kardiake. Mjekët këshillojnë pacientët që vuajnë nga zemra që në këto ditë të ftohta të vishen mirë dhe të mos neglizhojnë medikamentet, shkruan A2 CNN. Pacientët të cilët kanë probleme me enët e zemrës duhet me patjetër të jenë më të kujdesshëm në temperaturat e ulëta, që do të thotë se duhet të marrin mjekimin në mënyrë të rregullt. Duhet të kenë të veshura disa shtresa në momentin që temperaturat janë të ulëta. “Shpeshherë, në vendet me borë, këta lloj pacientësh bëjnë edhe një lloj eforti të shtuar, shpeshherë duke marrë lopatat dhe duke hequr borën në segmente të caktuara, çka...
Burimi:
sot.com.al