Hulumtimi: Pilulat inteligjente mund të raportojnë nëse pacientët po i marrin ato?
Një pilulë eksperimentale mund të dërgojë një sinjal se është gëlltitur, pohojnë studiuesit. Sistemi i raportimit, i cili mund të përfshihet në kapsulat ekzistuese të ilaçeve , përmban një antenë biodegraduese me frekuencë radioje. Pas dërgimit të një sinjali se pilula është konsumuar, shumica e përbërësve të saj zbërthehen në stomak, ndërsa çipi i vogël i radiofrekuencës kalon nëpër trup dhe nxirret jashtë përmes traktit tretës, raportuan studiuesit në revistën Nature Communications. Testet në një model kafshësh treguan se sinjali RF u transmetua me sukses nga brenda stomakut brenda 10 minutave nga gëlltitja e pilulës dhe se mund të lexohej nga një marrës i jashtëm nga një distancë prej rreth 60 centimetrash, raporton Reuters. Nëse sistemi do të zhvillohej për përdorim te njerëzit, studiuesit parashikojnë të projektojnë një pajisje të...
Burimi:
syri.net