Hulumtimi: Antibiotikët mund të prishin mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vjet
Efikasiteti i antibiotikëve është vënë nën shqyrtim vitet e fundit, mes shqetësimeve në rritje se përdorimi i tepërt i tyre ka kontribuar në zhvillimin e rezistencës nga bakteret dhe në shfaqjen e të ashtuquajturve superbaktere vdekjeprurëse. Një ekip shkencëtarësh të udhëhequr nga studiues në Universitetin e Uppsalës ka dalë me më shumë prova mbi efektet e mundshme negative të përdorimit të tepërt të antibiotikëve, duke paralajmëruar se ato mund të çojnë në ndryshime të mikrobiomës së zorrëve që zgjasin midis katër dhe tetë vjetësh. «Edhe një kurë e vetme trajtimi me lloje të caktuara antibiotikësh lë gjurmë», thotë Gabriel Baldanzi nga Upsala. “Efekti i antibiotikëve në mikrobiomën e zorrëve mund të vazhdojë për disa vite”, thotë ekipi në një punim të botuar në revistën Nature...
Burimi:
syri.net