Gripi po shoqërohet me ndërlikime të rënda! Raste të shtuara në urgjencë dhe shtrime të sëmurëve kronikë

Gripi po shoqërohet me ndërlikime të rënda! Raste të shtuara në urgjencë dhe shtrime të sëmurëve kronikë

Gripi ka shtuar vizitat në urgjencë dhe shtrimet spitalore në spitalin infektiv të qendrës spitalore universitare Nëne Tereza. Mjekët e këtij spitali thonë se pacientët vijnë me komplikacione të rënda që prekin cipën e trurit dhe mushkëritë “Në këtë periudhë kemi një shtim të numrit të rasteve siç  janë sindroma gripale të shoqëruara me komplikacione të ndryshme, qoftë encefalite d.m.th. prekje të sistemit nervor qendror, qoftë meningjit apo forma të rënda  të pneumonisë që manifestohen si komplikacione të gripit gjatë kësaj periudhë. Grup moshat e prekura janë që nga 14 vjeç e deri në moshat e treta. Por ata moshat më frekuente që hasim janë ato akteve që zakonisht qëndrojnë në ambiente të hapura dhe janë aktiv në punë“, u shpreh Esi Duka, Mjeke Infeksioniste...