Gripi iu lë vendin alergjive/ Mjekët bëjnë apel: Kujdes, shenjat janë si virozat e stinës!
Dimri i butë ka avancuar sezonin e poleneve, ndërsa në QSUT paraqiten çdo ditë mbi 15 pacientë me simptoma të rrufës alergjike. Sezoni i alergjive pranverore ka nisur më herët këtë vit në vend, si pasojë e temperaturave të buta gjatë dimrit. Mjekët alergologë thonë se pacientët e parë janë paraqitur që në mesin e shkurtit, ndërsa aktualisht në QSUT regjistrohen mbi 15 raste në ditë. Sipas specialistëve, simptomat më të zakonshme janë rrufa alergjike, teshtimat dhe kruarja e syve. Ata sqarojnë se periudha aktuale shoqërohet me aktivizimin e disa llojeve të alergjive, por më të përhapurat lidhen me polenet e pemëve, sidomos të qiparisit. Në këtë grup përfshihen edhe polenet e lajthisë dhe të bimëve të tjera që çelin herët. Mjekët vërejnë se shumë...
Burimi:
sot.com.al