Gjinekologia Golemi: Shtatëzania pas të 30-ave dhe dilemat e ‘kushteve ideale’ e grave moderne
Gjinekologia Denisa Golemi ishte e ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’, të moderuar nga Klaudja Karabolli në SYRI TV, ku ndau disa reflektime mbi sfidat që hasin gratë në lidhje me mëmësinë dhe planifikimin familjar. Gjatë intervistës, Golemi theksoi se ka gjithnjë e më shumë vajza të reja që ndihen të dyzuara për shtatzaninë. Sipas saj, ato shpesh dëshirojnë të bëhen nëna, por nuk e shohin ende veten të gatshme për përgjegjësinë që sjell roli i prindit. Ajo e konsideron këtë qasje si të ndershme, pasi tregon vetëdije dhe reflektim për një vendim kaq të rëndësishëm. Mjekja nënvizoi se pas moshës 30 vjeç, gratë janë zakonisht më të pjekura emocionalisht dhe më të stabilizuara ekonomikisht, pasi kanë ndërtuar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tyre....
Burimi:
syri.net